Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e stinës së dimrit do të vijojë me kushte më të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas institutit, nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje.

“Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Qendra e shëndetit mendor e vetmja e llojit të saj në Kosovë

Read Next

Mblidhet Kruesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës