Reperi i njohur Mozzik është një nga rep-artistët më të dëgjuar në estradën shqiptare.
Fitimet e tij nga muzika janë të mëdha, referuar faktit që ai ka këngë me miliona dëgjime në platformat muzikore, si dhe mban koncerte të shumta në kohët jo-pandemike.
Albumi i tij “Mozzart” vitin e kaluar, ishte pa diskutim një nga albumet më të shitura në tregun muzikor shqiptar.
Përveçse një jete të mirë dhe luksoze, të ardhurat e mira nga muzika, i kanë siguruar reperit edhe mundësinë për të bërë investime në patundshmëri.
Së fundmi, 25-vjeçari ka bërë të ditur se ka blerë një shtëpi të re luksoze në qytetin e tij të lindjes, Ferizaj. /EkonomiaOnline/0