Luhatjet nuk kanë fund për Milanin, i cili në momentet kur duket se ka rigjetur formën, ndëshkohet nga kundërshtari. Të martën, Napoli e mposhti kuqezinjët me shifrat 0-2, në një përballje që u zgjidh që në fraksionin e parë.- Advertisement –
Rastet ishin më të shumta për Milanin, por mungesat e lojtarëve patën ndikimin e tyre, duke shkaktuar vështirësi në skuadrën e Fonsecas. Goli i parë erdhi nga Lukaku, e pas tij Kvaratskhelia e dërgoi shifrat në 0-2, aq sa mjaftoi për të marrë 3 pikët e radhës për të besuarit e Contes.
Në 5 ndeshjet e fundit, Napoli ka arritur vetëm fitore, e kjo pasqyrohet në renditje, ku fituesit e Serisë A renditen në krye me 7 pikë diferencë nga vendi i dytë. Forma është tejet pozitive, duke dhënë idenë se mund të kemi një titull të katërt këtë sezon, megjithëse ka ende shumë ndeshje në dispozicion.
Napoletanët, ndonëse nuk kanë bindur me lojë në disa përballje kyçe, ia kanë dalë t’i marrin pikët e plota, duke mos lëshuar terren ndaj kundërshtarëve. Përballja e radhës është po ashtu e rëndësishme, përballë Atalantës. /Euronews.al/