Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur që për tremujorin e pare tw vitit 2022 kanë pranuar 202 ankesa për mashtrim të konsumatorëve. Ndërkaq në komunën e Gjakovës sipas drejtorit të inspektoriatit kohët e fundit nuk ka pasur ndonjë ankesë nga qytetarët
Disa qytetarë thonë që kjo dukuri është prezente në shumë prej marketeve në vend.
Ndërkaq një tjetër thotë që asnjëherë nuk i ka ndodhur diçka e tillë
Gjithashtu nga MINT thuhet se ankesa kanë qenë nga më të ndryshmet si: mospërfillje te garancionit, shërbime jocilësore, mashtrime te konsumatorit, reklama mashtruese, produkte me afat te skaduar, për mospërputhje të çmimit rafte-arkë e të tjera.