Muller kritikon sulmin e tij, Flick nuk dorëzohet për kualifikimin

Bayern MunichÕs Thomas Muller ! only BELGIUM !

Thomas Muller ka vënë në pikëpyetje sulmin e Bayern Munich, teksa po shpjegonte
pse skuadra e tij u mund 3-2 nga PSG në çereknalen e parë të Ligës së
Kampionëve, të mërkurën: “Ne duhet të shënojmë më shumë gola. Sigurisht, ju
gjithmonë mund të diskutoni për pësimin e golave, por unë mendoj që, nëse
përfundonte 6-3 për ne, atëherë askush nuk mund të ankohej. Kjo është mënyra si
funksionon, ne kemi shpërdoruar shumë. Dhe tani duhet të merremi me
disavantazhin në ndeshjen e kthimit.

Nëse do të tregonim instinktin vrasës, që shpesh na dallon, do të kishim parë një lojë
krejt tjetër. Është gjithashtu e qartë se ju kurrë nuk mund ta neutralizoni plotësisht
ofensivën e PSG. Ne kemi një qasje sulmuese, kjo është arsyeja pse shënojmë shumë
gola, pse tojmë shumë ndeshje. Sonte kemi humbur shumë shanse të mëdha”.

Edhe trajneri Flick ndalet në këtë pikë, mungesën e nalizimit: “Me rastet e shënimit
që kishim, mund të kishte qenë një rezultat tjetër. Sidoqoftë, jemi të kënaqur me
mënyrën se si kemi luajtur. Mënyra se si kemi luajtur futboll ishte e nivelit të lartë. Kjo
skuadër nuk heq dorë kurrë. Komplimentet e mia djemve! Ne do të provojmë gjithçka
për të arritur në gjysmënale”.

Read Previous

​Filloi vaksinimi, 88 vjeçari merr vaksinën antiCOVID-19

Read Next

“Qyteti që po vdes”, qyteza në veri të Romës kërkon mbrojtje nga UNESCO