Mungesa e kapakëve të pusetave rrezik për qytetarët

Sytë duhet ti bëjnë katër teksa përshkojnë rrugën “Sadik Pozhegu” në Gjakovë. Fatmir  Bytyqi,  banor i kësaj lagje është shprehur i indinjuar me situatën e krijuar. Ai para kamerave të TV Syri tha se mungesa e kapakëve të pusetave mund t’i shpie drejt rrezikut jo vetëm ngasësit e automjeteve por edhe fëmijët. https://www.syri-vision.tv/

Me të njëjtin hall u përball një  çiklist i cili po kalonte në afërsi të shkollës “Zekeria Rexha ”

Ndërsa përmes një email-i nga zyra e informimit në komunën e Gjakovës na thanë se:

Në zonën urbane dhe rurale të komunës së Gjakovës janë të dëmtuara mbi 500 kapakë pusetash.

Në këtë fazë, tenderi është në procedura të Prokurimit. Gjithçka pritet të implementohet pas nënshkrimit të kontratës me operatorin ekonomik, konkretisht nëse nuk ka ankesa, vendosja e kapakëve të pusetave do të filloj në momentin e nënshkrimit të kontratës.

Këto nuk janë  rrugët e vetme që ka puseta pa kapak. Bëjmë të ditur se në rrugën “Skënderbeu” tek rrethi për prizren , në afersi të shëtitores së lumit Krena dhe disa rrugë  të tjera po i shoqëron i njëjti problem.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Bajrami: Të hyrat buxhetore nuk janë rritur, s’ka plan për rimëkëmbje

Read Next

Shkatërrimi i gjurmëve shqiptare në Nish