Mungesa e kontratës ka lënë pa sinjalizim rrugën pranë shkollës “Bajram Sadriu”

Rruga në drejtim të shkollës  fillore ‘’Bajram Sadriu’’ në fshatin Berjah nuk ka asnjë shenjë që tregon se sa duhet të jetë shpejtësia e lejuar për automjete. Kjo po u sjell telashe të shumta banorëve këtu e sidomos nxënësve. Ata thonë që ndihen të rrezikuar, por shqetësimi më i madh janë fëmijët, pasi që u duhet të ecin cdo ditë për gjatë kësaj rruge për të shkuar në shkollë.

Lidhur me këtë shqetësim të banorëve ne kemi kontaktuar udhëheqësin e sektorit për transport dhe trafik në Komunën e Gjakovës, Lekë Sina, i cili përmes një shkrese është përgjigjur kështu.

Sa i përket rrugës pranë shkollës fillore ‘’Bajram Sadriu’’ në fshatin Berjah, kemi pranuar raportime dhe ankesa nga stafi menaxhues i shkollës. Konsiderojmë se rruga pranë shkollës ka nevojë për mas preventive të cilat parandalojnë aksidentet përkatësisht detyrojnë drejtuesit e automjeteve që të ulin shpejtësinë. Ju njoftoj se që nga shtatori i vitit 2021, komuna e Gjakovës nuk ka kontratë për furnizim dhe mirëmbajtje të sinjalizimit rrugor, në momentin që do të kemi kontratë për kryerjen e shërbimeve të tilla do të intervenojmë në këtë rrugë.”

Banorët këtu mbesin me shpresën që kjo rrugë sa më shpejt të ketë shenjat e trafikut pasi që jeta e tyre e sidomos e fëmijeve po rrezikohet cdo ditë.

Read Previous

Amerika shkruan historinë, shkencëtarët transplantojnë veshin e parë 3D

Read Next

Macron: Rusia nuk duhet të poshtërohet, pavarësisht gabimit historik të Putinit