Murali i Maradonës në Napoli, një nga atraksionet më të njohura turistike në Itali

Murali që përshkruan Diego Armando Maradonën në Napoli është bërë vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali, përpara gërmimeve të Pompeit dhe vetëm pas Koloseut.

Sipas “Il Sole 24 Ore”, media e cila ka mbledhur vlerësimet e bëra nga agjencitë e udhëtimit, ka pasur mbi 6 milionë vizita në veprën që përshkruan kampionin argjentinas, në vitin 2023. Popullariteti i zonës vërtetohet edhe nga rritja e aktiviteteve ekonomike të pranishme brenda një kilometri katror: +6,5% krahasuar me vitin 2021.

Murali, i vendosur në “Via Emanuele de Deo” dhe i krijuar nga Mauro Filardi në vitin 1990, ka qenë gjithmonë një vend adhurimi për tifozët e Napolit, por që nga vdekja e “Pibe de Oro”, në vitin 2020, është bërë afeksion i vërtetë për vizitorët dhe fansat e tij nga e gjithë bota. Atë po e vizitojnë tifozët e futbollit, por edhe më shumë se kaq. /Telesport.al/

Read Previous

Çka parasheh plani i paqes për Ukrainën i negociatorit të SHBA-së?

Read Next

Ministria e Punëve të Brendshme miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile