I ftuar në “ARTE” ishte balerini dhe u.d. i drejtorit të baletit kombëtar të Kosovës, Kreshnik Musolli. I pyetur se pse zgjodhi baletin dhe se si e vlerëson interesimin e publikut ndaj këtij zhanri ai tha që në të kaluarën përkatësisht në vitet 70-ta interesimi për studimin dhe përcelljen e këtij zhanri ishte dukshëm më i madh krahasuar me ato të 90-ta që si pasojë e regjimit pati rënie. Sot baleti në Kosovë është në ditë të mira sipas balerinit Musolli për faktin se përcellet nga një masë më e madhe e publikut.
Ai poashtu ceku që kushtet e punës janë shumë të vështira si pasojë e infrastrukturës së dobët por që kjo gjë nuk paraqet problem që ata të punojnë fort. Për këto dhe gjithçka tjetër ndiqni emisionin e plotë:
Musolli: Fatmirësisht vitet e fundit është shtuar interesimi për baletin