Sot po vazhdon seanca ndaj të arrestuarit të parë nga Gjykata Speciale, ish- eprorit të UÇK-së Salih Mustafa.
Mustafa në fjalën e tij para gjykatës ka thënë që i është krijuar stres për shkak të disa faktorëve.
“As dëshira as qëllimi im nuk është që të mos iu respektoj juve dhe panelin e kësaj gjykate … por kohëve të fundit më është krijuar një stres që është shkaktuar nga faktorë të ndryshëm. Pas 12 muajve në paraburgim…”, ka thënë ai.
Transmetimi është ndërprerë për shkak të elementeve që mund të mos jenë për publikun./GazetaSinjali/