Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të hapet tenderi në prokurim publik për ndërtimin e shkollës fillore në Ponoshec të Gjakovës.
Ministrja Nagavci për këtë çështje u pyet nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza.
“Procedurat administrative për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka filluar fazën e ndërtimit. Tenderi në prokurim publik do të shpallet në javën e ardhshme”, tha Nagavci.