Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, nuk ka nguruar të ngacmoi Barcelona-n pasi këta të fundit morën shërbimet e Robert Lewandowski-t nga bavarezët.
“Është pak e çuditshme, pak e çmendur”, tha Nagelsmann kur u pyet rreth largimit të Lewandowski-t drejt “Camp Nou”.
45 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuse ishte shifra zyrtare e operacionit për sulmuesin polak. Investimi vjen pas 58 milionë eurove të paguara për Raphinha-n, si dhe transferimeve me kosto zero të Franck Kessie dhe Andreas Christensen.
Barcelona është i vetmi klub që nuk ka para, por blen të gjithë lojtarët që dëshiron. Unë nuk e di se si. Është pak e çuditshme, pak e çmendur”, tha trajneri bavarez. /Albanianpost.com