Nagelsmann: Nuk ka presion te Gjermania ime, jemi të përgatitur për ndeshjen ndaj Danimarkës

Faza e grupeve mbaroi dhe sot nisin ndeshjet me eliminim direkt të Europianit.

Zvicër-Itali (18:00) dhe Gjermani-Danimarkë (21:00) janë dy duelet e para të raundit të 1/8-ve.

Trajneri i kombëtares Gjermani, Julian Nagelsmann nuk e cilëson aspak problem çështjen e presionit përpara takimit kundër vikingëve.

“Ndihem i lehtësuar, jam komplet i lirshëm, sepse jemi përgatitur shumë mirë për Danimarkën.

Dhe kur punon fort e përgatitesh për gjithçka, çdo detaj, atëherë nuk ka si të mos e bësh gjumin e qetë.

Unë e kam të qartë se çfarë është në gjendje të arrijë Kombëtarja jonë. Djemtë do të zbresin në fushë për fitore.

Shpresoj t’i realizojmë pritshmëritë e mëdha që Federata dhe tifozët kanë ndaj nesh.

Uroj t’i kënaqim të gjithë“, u shpreh trajneri i një prej favoritëve për triumfin final në Gjermani 2024. /GazetaBlic Sport/

Read Previous

Gjermania – Danimarka, formacionet e mundshme

Read Next

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për të zëvendësuar Nachon