Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë aplikuar masa të ndryshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19. E nga këto masa biznese të shumta kanë pësuar humbje financiare.
Me fillim të fushatës zgjedhore, disa parti politike kanë shkelur disa nga masat, e këtë veprim Avokati i popullit të Kosovës, Naim Qelaj në një prenocimj ekskluziv për TV Syri e ka quajtur zbatim selektiv të masave.
Tutje Qelaj theksoi se beson që insitucionet do të jenë të përgjegjshme në këtë aspekt.
Kujtojmë se Qelaj në seancën e 28 shtatorit 2020 ëshë zgjedhur Avokat i popullit. Këtë pozitë nga viti 2015 e kishte mbajtur Hilmi Jashari.