NASA parashikon rritje historike të nivelit të ujit në det

NEWBURY, MA – MARCH 9: Waves pound against Plum Island, a narrow strip of land, eroding the shoreline. The two homes that fell off their foundations after being damaged in yesterday’s winter storm can be seen in this aerial view. (Photo by David L. Ryan/The Boston Globe via Getty Images)

Agjencia hapësinore amerikane NASA dhe agjencitë e tjera të qeverisë amerikane, kanë konstatuar se niveli i ujit në det do të rritet për 30 centimetra deri në vitin 2050.

Duke parë se ndryshimet klimatike janë duke “përparuar”, efektet e tyre janë çdo herë e më të qarta – tregon një raport i përbashkët i NASA-s dhe agjencive tjera të qeverisë amerikane.

Në raport thuhet se niveli i ujit në det përgjatë brigjeve amerikane deri më 2050, do të rritet në një mesatare nga 25 deri në 30 centimetra.

Kjo do të thotë se për 30 vite niveli i ujit në det, do të rritet aq sa është dashur të rritet gjatë 100 viteve të ardhshme.

Raporti i ri përfshin “të dhënat më të reja, projeksionet afatgjatë të rritjes së nivelit të ujit në tërë territorin e Shteteve të Bashkuara”, theksoi administratori i Administratës Nacionale për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA), Rich Spinard.

“Shkenca është mjaft e qartë. Kjo do të thotë se ka ardhur koha që të ndërmerren hapa konkret në zgjidhjen e problemit të krizës klimatike”, porositi administratori në NASA, Bill Nelson.

Ai shtoi se sjelljet e faktori njeri janë shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike.

Read Previous

Vrasja e policit në Zllatar, ministri Xhelal Sveçla: Përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë

Read Next

Revista e njohur franceze: Shqipëria, det, diell, dashuri dhe mikpritje