Naser Ramadani infektohet me Coronavirus

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, është infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur ai në Facebook, duke bërë thirrje që të respektohen të gjitha masat anti-COVID.

“Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet”, ka shkruar ai.

Read Previous

Vitia: Procesi i vaksinimit antiCOVID-19 fillon nesër. Ja kush do vaksinohen të parët

Read Next

Pas vendimit të Senatit për ritestim kundërshtojnë të pranuarit për studime të doktoraturës