Kanë vazhduar ndeshjet spektakolare në ‘Play-Off’ të NBA, ku Los Angeles Clippers kanë barazuar serinë në 1-1 ndaj Denver Nuggets.
Pas një ndeshje fantastike, Clippers triumfuan me rezultat të ngushtë 105:102 në fushën e Nuggets.
Qendra Nikola Jokic ishte më efikasi te skuadra vendase me 26 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime, por kjo nuk u mjaftoi Nuggets, pasi shkëlqeu Kawhi Leonard me 39 pikë për skuadrën fituese.
Te Nuggets me lojë të mirë u dallua edhe Jamal Murray me 23 pikë, por as kaq nuk i mjaftoi Denverit. Tashmë seria kalon në Los Angeles dhe Clippers arritën të “vjedhin” avantazhin e fushës vendase në seri duke e barazuar në 1:1.
Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes, Detroit Pistons mposhtën New York Knicks jashtë shtëpisë me rezultatin 100:94 dhe kështu barazuan serinë në 1:1.
Mysafirët u prinë drejt fitores nga Cade Cunningham me 33 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Dennis Schroeder shënoi 20 pikë. Në skuadrën e mundur, Jalen Brunson shënoi plot 37. /Telegrafi/