Golden State Warriors mundi Houston Rockets me rezultat 95:85 në ndeshjen e parë dhe kaloi në epërsi 1-0.
Dueli i zhvilluar në Toyota Center në Teksas na solli një lojë të barabartë për të dyja skuadrat, por që në fund ishin mysafirët që triumfuan.
Steph Curry pati një paraqitje të shkëlqyer me 35 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Jimmy Butler me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa Podziemski kontribuoi me 14 pikë të tjera.
Te Houston më i miri në ndeshje ishte Alperen Sengun me 26 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Brooks dhe Smith Jr shtuan nga 11. /Telegrafi/
Rezultatet :
Oklahoma – Memphis 131:80 (1:0)
Boston – Orlando 103:86 (1:0)
Cleveland – Miami 121:100 (1:0)
Houston – Golden State 85:95 (0:1)