KH Vëllaznimi luan me skuadrën nga Luksemburgu.
Skuadra nga Luksemburgu, Kaerjeng, do të jetë kundërshtar i Vëllaznimit në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Luksemburg, ndërsa e dyta në Gjakovë.
Kupa Evropiane fillon në javën e dytë të shtatorit. Natyrisht Vëllaznimi ka synimet e tij për të avancuar në raundin tjetër, njëjtë si skuadra të tjera të vendit.
Kuqezinjtë do të përgatitet maksimalisht për të përfaqësuar Gjakovën dhe Kosovën denjësisht.
Ndahet shorti, Vëllaznimi përballë Luksemburgut