Policia e Kosovës ka gjetur tri pistoleta, fishekë, substanca narkotike dhe para tek tetë shtetas të huaj, të cilët ishin ndaluar pasi nuk kishin pasur dokumente.
Njëri prej të ndaluarve është arrestuar derisa shtatë të tjerë i janë dorëzuar njësisë për migrim.
“Njësitet e DPK-së, kanë shoqëruar në stacion policor tetë të dyshuar shtetas të huaj, pasi që nuk posedonin dokumentet identifikuese. Gjatë kontrollit të dhomave të hotelit, janë gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike, tri pistoleta, katër fishekë, një telefon mobil, 735 € dhe 360 dinar të Serbisë. Një i dyshuar Maroken është arrestuar dhe vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë u janë dorëzuar njësisë për migrim për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /BetimipërDrejtësi