“Ndaloni këtë masakër”: Papa dënon pushtimin e Ukrainës

Papa Françesku ka dënuar pushtimin e Ukrainës, duke thënë se “agresioni i armatosur i papranueshëm” duhet të ndalet. Duke folur me mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit, Papa tha gjithashtu se vrasja e fëmijëve dhe civilëve të paarmatosur ishte “barbare” dhe nuk kishte “asnjë arsye të vlefshme strategjike”.

Ai e quajti Mariupolin e rrethuar një “qytet martir” dhe përsëri bëri thirrje për “korridore vërtet të sigurta humanitare” për t’i lejuar banorët të largohen. “Në emër të Zotit, ju kërkoj: ndaloni këtë masakër,” tha Papa, duke shtuar se qytetet ukrainase rrezikojnë “të kthehen në varreza”./Anabelmagazine/

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Read Previous

Vrasja e gazetarit amerikan, SHBA paralajmëron Rusinë për pasoja

Read Next

90 fëmijë të vrarë që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës