Nderohen me mirënjohje mjekët në pension që kontribouan në luftën kundër Covid-19

Oda e Mjekëve të Kosovës ka ndarë mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribouar në luftën kundër Covid-19.

Kryetari i Odës Mjekësve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se nuk kanë mundur të ndajnë askënd andaj kanë vendosur që mirënjohje tu japin përfaqësueseve të klinikave.

Mirënjohjet janë ndarë për punëtorët e Klinikës Infektive, Klinikës se Anestezionit, Forcës se Sigurisë së Kosovës

” Ka qenë e vështirë që të gjinden se cilit kane qenë më të dallueshmit. Kemi qenë një zëri që dekoratat i takojnë ekipeve tona që kanë dhënë punë e djersë. Është marrë vendimi që këto dekorata për luftën e pandërprerë të iu jepen punëtorëve të klinikave gjegjëse. Ne nuk kemi mund me nda askënd me nda dekorata individuale. Sot kemi ftuar dy tri gjenerata e fundit që na kanë dhënë këmbë e që kanë dalë në pension. Ata janë më meritorët që ti nderojmë çdo vit e çdo gjeneratë”, tha Sejdiu.

Ai tha se mirënjohëse për punëtorët shëndetësor që kanë dalë në pension do të ndahen në tërë Kosovën./Ekonomiaonline

Read Previous

Aktiviteti fizik mund t’a parandaloj sëmundjen e harresës

Read Next

Osmani merr mbështetje për Kosovën nga nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës