Ndërpritet furnizimi me ujë për fshatrat e Rekës së Keqe

Kompania rajonale e ujësjellësit Gjakova ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë për Njësinë e Rekës së Keqe, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues fi 315 i cili ndodhet në mes të fshatit Molliq dhe Nivokaz, dhe për shkak të punimeve janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë .

Fshatrat që do të mbesin përkohësisht pa ujë janë; Molliq, Nivokaz, Brovinë, Ponoshec, Popoc, Morinë, Shishman, Duzhnje, Babaj Bokës, Korenicë, Devë, Guskë dhe Vogovë.

Ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejnë furnizimin me ujë.

Kompania rajonale e ujësjellësit Gjakova  Kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të zonës!

Read Previous

OBSH: Lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë

Read Next

Aksion ndaj një numri të zyrtarëve policorë, dyshohen për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës