Ndërpritet votimi në Vlorë, konflikt mes komisionerëve

Duket se përpos problemeve teknike, kanë nisur edhe tensionet e para në zgjedhjet parlamentare.

Sikurse raportohet, në Vlorë, në qendrën e votimit nr. 4471, komisionerët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Komisionerët e PD kanë pikasur dikë duke fotografuar votën dhe kanë kërkuar të mbajnë procesverbal, gjë që ka çuar në konflikt mes palëve.

Komisionerët janë mbyllur brenda dhe kanë bllokuar votimin, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur kryetarët e KZAZ-ve./Ekonomiaonline

Read Previous

Konfiskohen armë e fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për vrasje në Novosellë

Read Next

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje në Shqipëri