Ndërron jetë legjenda e Gjermanisë dhe Hamburgut

Uwe Seeler, ish-kapiteni i Gjermanisë Perëndimore, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij për klubin e Hamburgut.

Seeler e ka kaluar të gjithë karrierën e tij duke luajtur për Hamburg dhe njihet si një nga sulmuesit më të mirë në botë të periudhës 1955-1970.

Ai është përzgjedhur 3 herë si futbollisti i vitit në Gjermaninë Perëndimore (1960, 1964 dhe 1970).

Me kombëtaren nuk ka fituar trofe, ndërsa me Hamburgun ka arritur të ngrejë një kampionat gjerman (1960) dhe një Kupë Gjermanie (1963)./A2news/


Read Previous

Në maj dhe qershor u shiten 571 vetura në Kosovë, por cila është marka më e shitur?

Read Next

​Murati: I domosdoshëm subvencionimi i importit të energjisë elektrike