Ndërron jetë profesori Aziz Dujaka

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit ka bërë të ditur se sot, më 22 prill 2025, është ndarë nga jeta profesori i njohur Aziz Dujaka.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot është ndarë nga jeta Profesori Aziz Dujaka. Në emër të menaxhmentit, të studentëve dhe të tërë stafit akademik e administrativ, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Dujaka”, thuhet në njoftim.

Fakulteti ka vlerësuar se humbja e profesorit Dujaka është një dhimbje e madhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të, duke e kujtuar si një figurë të respektuar në arsim dhe sport. /GazetaSinjali/

Read Previous

Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika dërgohen në Gjykatë

Read Next

A mund t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Flasin nga Komiteti Ndërkombëtar