Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare specialisti i radiologjisë, Shkelzen Zajmi. Në nderim të jetës dhe veprës së tij stafi i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë mbajti mbledhje komemorative, ku të pranishëm ishin edhe familjar të të ndjerit.
Telegram ngushëllimi ka dërguar edhe kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, të cilin e lexoikryetarja e sindikatës së kësaj qendre, Mirlinda Rudi.
Për radiologun Zajmi folën edhe kolegët të cilët thanë se për jo vetëm për komunitetin shëndetësor por për të gjithë është një humbje e madhe.
I ndjeri Shkelzen Zajmi për 36 vite ka punuar si radiolog në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë me profesionalizëm, përkushtim ndaj profesionit dhe vlerave njerëzore.