Sot në moshën 78 vjeçare vdiq Shefqet Vokshi siç edhe njihet në vendin tonë si baca Qetë. Ai dhe familja e tij kontribuan me shekuj, ishte pasardhës i familjes patriotike Vokshi, familjes së Sylejman e Bije Vokshi. Baca Qetë gjithmonë kontribuoj për të mirën e vendit, ai ishte edhe i burgosur politik në kohën e pushtimit serb, ai dha kontribut në secilën etapë.
Dy djemtë e tij ishin pjesë e Ushtrisë Çlimitare të Kosovës, baca Qetë së bashku me djalin e vogël të tij ishin të burgosur gjatë luftës dhe ku qëndroi në burg së bashku me të gjithë të burgosurit e vendit tonë.
Baca Qetë gjithmonë ishte i gatshëm të kontribuonte në të mirën e vendit tonë. Gjakova, dhe jo vetëm gjithmonë do ta kujtojnë bacën Qetë për kontributet e tij.
Varrimi i te ndjerit bëhet sot me datën 06.05 2022 ne orën 17:00 në varrezat e qytetit.