Ndeshja më e madhe në futboll luhet sot mes Real Madridit dhe Barcelonës

E njohur si El-Classico, ndeshja më e madhe në futboll mes Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet sot prej orës 21:00.

Të dyja ekipet janë në garë për titull dhe një trepikësh për njërën prej skuadrave do t’ia rriste gjasat ndaj në Atletico Madridi që ka rënë nga forma në ndeshjet e fundit.

Aktualish Barcelona gjendet në pozitën e dytë me 65 pikë, dy më shumë se Reali i treti që i ka 63.

Ndryshe, ndeshjen e parë Reali e kishte fituar 3-1 në ‘Nou Camp’.

Nga 245 ndeshje në total, Barcelona ka fituar 96 prej tyre e Reali 97, ndërsa kanë 57 barazime./Gazeta Sinjali

Read Previous

Numër i lartë i rasteve me COVID-19 në Prishtinë, rreth 400 pacientë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore

Read Next

De Vrij tremb Interin, mendon largimin!