Skuadra gjakovare Vëllaznimi ka pësuar humbje ndaj Malishevës, me rezultat 0 me 1.
Ndeshja u zhvillua në Stadiumin e qytetit në Gjakovë.
Në minutën e 44-të të pjesës së parë shënoi gol Albion Rrahmani, duke kaluar në avantazh ekipin e Malishevës.
Ky gol i siguroi 3 pikë skuadrës mysafire, që e ngjiten në kuotën e 31 pikëve.
syri-vision.tv
Të indinjuar me këtë rezultat u shprehen përfaqësuesit e Vëllaznimit, “të cilët thanë se referimi është bërë i padrejt”.syri-vision.tv
Nga ana tjetër trajneri i klubit Malisheva, Arsim Thaqi u shpreh falenderues për mirëpritjen.
Të dyja skuadrat janë mbështetur nga tifozët e tyre duke krijuar atmosferë në stadium dhe jashtë tij./syri-vision.tv