Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Bazel

Federata Zvicerane e Futbollit, nëpërmjet faqes së saj ka njoftuar se ndeshja e fundit në grup, e që është kundër Kosovës, do të luhet në Bazel.

”Është përcaktuar vendi i ndeshjes së fundit të kombëtares së meshkujve në shtëpi në vitin 2023. Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës të shtunën më 18 nëntor në ora 20:45 do të zhvillohet në St. Jakob-Park. Shitja paraprake e biletave fillon më 20 tetor në orën 14:00′,’ shkruan federata në njoftim.

Tutje, njoftimi vazhdon ”Kjo do të thotë se të gjitha ndeshjet në shtëpi të “Nati” janë planifikuar në një kohë dhe vend të caktuar deri në fund të vitit. Të dielën, më 15 tetor, në orën 18:00, skuadra e Murat Yakin do të mirëpresë Bjellorusinë në Kybunpark St. Gallen” .

Ndeshja Zvicra vs. Kosova do të luhet më 18 nëntor, me fillim nga ora 20:45.

/klankosova/

Read Previous

Hovenier: SHBA-ja është e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Read Next

Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin, dyshohet të jenë të luftës së fundit