Ndeshjet 100 minuta në “Katar 2022”, reagon FIFA

FIFA ka reaguar menjëherë pas një lajmi të publikuar në mediat italiane në lidhje me rritjen e kohëzgjatjeve të ndeshjeve.

Në lajmin e publikuar dhe që u bë viral thuhej se ndeshjet në “Katar 2022” do të zgjatin 100 minuta, nëse IFAB do ta miratonte propozimin.

Shkak për zgjatjen e ndeshjes thuhej se është ulja e kohës efektive në ndeshjet e futbollit, për shkak të vonesave të shumta.

Gjithsesi FIFA ka reaguar dhe thekson se nuk do të ketë ndryshim të rregullave sa i takon kohëzgjatjes së ndeshjeve për “Katar 2022” apo në kompeticione të tjera. /abcnews.al

Read Previous

Barcelona ka gati ofertën për Lewandowskin

Read Next

Përzgjedhja e Kryeprokurorit, pas BE-së edhe Gjermania shprehet e zhgënjyer me këtë proces