Ndihma ushtarake për Ukrainën, takohen ministrat e mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së

Ka nisur takimi i ministrave të jashtëm të mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Europian në Gjermani për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, sipas BBC.

Takimi po zhvillohet në bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein. Të hënën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po kryeson takimin, tha se Uashingtoni donte ta shihte Rusinë të dobësuar deri në pikën ku  nuk do të ishte më e aftë të vazhdonte pushtimin e Ukrainës.

Përpara takimit, raportet sugjeruan se Gjermania do të zotohej të furnizonte Ukrainën me sisteme kundërajrore. Prej muajsh, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë më shumë armë.

Vendet e NATO-s kanë premtuar mbështetje duke përfshirë armët mbrojtëse, por fuqitë perëndimore kanë hezituar të përfshihen, nga frika e një konflikti të mëtejshëm me Rusinë dhe rrezikun e një luftë bërthamore.

/abcnews.al

Read Previous

Kapen me 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë, arrestohen tre shtetas nga Kosova

Read Next

​Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim