Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, SHBA shpreh sërish mbështetje për Kosovën e Bosnjën

Së fundmi ka pasur raportime të shumta se Rusia dhe Kina janë duke synuar ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo, ShBA-ja do të vazhdojë që ta përkrahë Kosovën dhe Bosnjën, të paktën kështu ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, kur është pyetur nëse mund t’i sigurojë Bosnjën dhe Kosovën se Amerika është krah këtyre shteteve.

Psaki në një konferencë për media pranoi se presidenti i tyre është mik i kosovarëve dhe boshnjakëve.

“Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që mori Psaki.

“Absolutisht. Ju lutem – ju lutem përcilleni këtë drejtpërdrejt”, ishte përgjigjja e shkurtë e saj.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Dogana e Kosovës zbulon mashtrim prej 600 mijë eurove në tri kompani të derivateve, gjen dokumente të falsifikuara

Read Next

The Chicago Tribune në vitin 1921: Pas tërmetit shkatërrues në Elbasan