Ndjekje si nëpër filma në Paris

Trembëdhjetë persona, përfshirë dhjetë oficerë policie franceze, u plagosën në një reaksion zinxhir që pasoi një ndjekje nëpër rrugët e Parisit, thanë autoritetet.

Shoferi refuzoi të ndalonte me kërkesë të policisë herët këtë mëngjes, duke shkaktuar një ndjekje që zgjati disa kilometra, tha zyra e prokurorit të Parisit.

Ndjekja përfundoi kur shoferi humbi kontrollin e BMW-së dhe u përplas në një shtyllë semafori, dhe dy automjete policie që ishin pas u përplasën me të, thanë prokurorët.

Gjithçka nisi rreth orës 5:45 të mëngjesit, kur një shofer kaloi në semafor të kuq dhe refuzoi të ndalonte në shenjën e policisë, konfirmoi policia.

https://twitter.com/i/status/1903408141573722469

Më pas tre automjete të policisë kanë nisur ndjekjen e mjetit, i cili ka zgjatur disa kilometra”, tha Prokuroria e Shtetit, duke shtuar se dyshohet se drejtuesi në momentin e ndjekjes ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogës

Ndjekja ka vazhduar në lagjen 15, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë semafori.

Një veturë e policisë u përplas në pjesën e pasme të veturës dhe një e dyta menjëherë pas kësaj u përplas me të parën.

Një dëshmitar i tha Le Parisien se ai fillimisht mendoi se “makinat e grumbulluara dhe të shtypura ishin pjesë e një seti filmi”.

Kamerat e sigurisë kapën oficerët e armatosur që dilnin nga automjeti pas përplasjes, duke tërhequr një pasagjer nga makina dhe duke e përplasur përtokë.

Dhjetë oficerë policie pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në spital, njoftoi prefektura e Parisit./Reporteri.net/

Image

Read Previous

KEK-u thotë se kishte “rezultate të shkëlqyera” më 2024

Read Next

Inteligjenca britanike: Putin po i detyron ukrainasit të marrin nënshtetësinë ruse ose të largohen