Në 1999 Netanyahu priti në Izrael refugjatët kosovarë

Në luftën e Kosovës gjatë vitit 1999, mijëra refugjatë shqiptarë kishin ikur në Maqedoni, Shqipëri, Europë, Amerikë dhe deri në Australi. Vend tjetër që kishte strehuar shqiptarë ishte edhe shteti i Izraelit, ku ishte vet kryeministri i atëhershëm Benjamin Netanyahu, që kishte dalë në aeroport dhe kishte pritur refugjatët nga Kosova.

Imazhet e refugjatëve shqiptarë duke u dëbuar me trena dhe dhe të rrethuar me tela me gjemba kishin ngjallur kujtimet e hidhura të shumë hebrenjve të mbijetuar nga Holokaustit nazist, dhe reagimi i tyre ishte i menjëhershëm.

Izraeli kishte dërguar ndihma si batanije dhe ushqim për fëmijë në kampet në Shqipëri dhe Maqedoni.

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit që shkurtesën e ka IDF kishte trajtuar 1,600 persona në spitalin e tyre në terren, dhe 112 refugjatë nga Kosova janë dërguar në Izrael.

Shqipëria dhe populli shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte vendi i vetëm në Europë që i kishte shpëtuar hebrenjtë nga nazistët gjerman.

Më poshtë keni pamjet kur Netanyahu kishte dalë t’i priste refugjatët në aeroport./Gazetametro

Read Previous

292 pacientë po trajtohen në spitalet e Kosovës, 187 me koronavirus

Read Next

Gastronomët të shqetësuar me reagimin e shtetit