Përmes një komunikate të lëshuar për media Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, ku 19 prej tyre ishin me persona të lënduar, kurse 39 aksidente të tjera raportohet të kenë qenë me dëme materiale.
Policia gjithashtu ka njoftuar se ka shqiptuar 2087 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, dhe 165 qytetarë janë dënuar për shkak se nuk kanë respektuar masat antiCOVID. Brenda 24 orëve janë arrestuar edhe 40 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.
Ndërsa raporti i drejtorisë rajonale të Policisë në Gjajkovë bënë të ditur se në rajonin e Gjakovës kanë ndodhur 3 aksidente me të lënduar dhe një aksident me dëme materiale. Sa i përket tiketave të trafikut janë shqiptuar 246 të tilla, dhe po në të njëjtën periudhë kohore janë ndëshkuar 11 qytetarë për mos respektim të masave anti-covid.
Në raport tutje thuhet se janë arrestuar 6 persona dhe 2 prej tyre janë në mbajtje.