Në dy raste të ndara, nga predhat dëmtohen vetura dhe dritarja e një banese

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga predhat është dëmtuar një veturë në Prishtinë dhe xhami i një dritareje në një banesë në Skenderaj.

Të dy rastet po hetohen nga Policia e Kosovës.

Rr. Ilir Konushevci, Prishtinë / 01.01.2025 – 22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një predhë i është dëmtuar vetura e tij. Në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Skenderaj / 01.01.2025 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës, dyshohet nga të shtënat për ndërrimin e mot-moteve një predhë i ka goditur xhamin e dritares së banesës së tij. Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet policore. /Telegrafi/

Read Previous

Greqia njofton planet për të ulur përdorimin e internetit nga të rinjtë

Read Next

Gati 3 në 5 pacientë me kancer në Angli tani diagnostikohen në një fazë të hershme