Tash e dy muaj ka mungesë të insulinës në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare. Mbi gjendjen aktuale këtu na njoftoi teknikja e farmacisë Albina Lleshi.
Kjo situatë sipas Lleshit është problematike për farmacinë si dhe pacientët të cilët e kanë të domosdoshme marrjen e insulinës.
Këtu janë të regjistruar 1091 pacientë që furnizohen me insulinë. Kujtojmë që mungesa e saj shkakton dëme në organizëm varësisht nga tipi i diabetit. Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për sigurimin e këtij produkti për të gjitha qendrat.