Në Gjykatën Speciale vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës, këtë të premte do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, gjerësisht i njohur me nofkën komandant “Ujku”, i cili po akuzohet për krime të pretenduara lufte.

Seanca ka nisur në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00.

Pjetër Shala, u arrestua me 16 mars të vitit 2021 nga autoritete belge.

Ndërsa transferimi i tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës u bë më 15 prill 2021.

Shala, sipas aktakuzës ngarkohet me përgjegjësi penale individuale me forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. /Albanianpost.com

Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Rohde: Asociacioni është një nga obligimet e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Read Next

Hyri ilegalisht nga Serbia, policia ndalon të dyshuarin