Në KKSB raportohet për dëmet e vërshimeve

Në udhëheqje të kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, sot është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Fillimisht raportoi kapiten Ramë Beka, i cili tregoi në detaje gjendjen e sigurisë në komunën e  Gjakovës gjatë vitit 2020, e me theks të veçantë nga muaji mars kur filloi pandemia Covid 19 në Kosovë.

Më pas Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Vehat Hoxhaj, i cili tregoi gjendjen e shkaktuar si pasojë e të reshurave të shiut dhe borës në Gjakovë.
Pika e tretë e rendit të ditës ishte formimi i grupit punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2021. Për këtë pikë u vendos që grupi punues ekzistues të vazhdojë të funksionojë me po të njëjtët anëtarë.

Në këtë mbledhje kryetari Gjini theksoi se planifikojnë që për familjet e lagjes Brekoc, dhe jo vetëm, të kërkojnë nga qeveria ndihmë për tu siguruar objekt të banimit kolektiv, e nëse një gjë  e tillë nuk ndodh, atëherë ky projekt do të buxhetohet për vitin e ardhshëm nga komuna.

Ndër të tjera këtu u vlerësua shumë kontributi i Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar të gjithë personat që kanë pasur nevojë gjatë vërshimeve të fundit, si dhe të gjithë personat e bizneset që u janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë.

Read Previous

​Asnjë lidhje nuk është konfirmuar midis vdekjeve dhe vaksinimit në Norvegji

Read Next

Ndikimi i pandemisë tek nxënësit