Në kuadër të javës së vaksinimit sot organizata “Bethany Christian services” bëri bashkë në një tryezë të rrubullakët akterë nga organizatatat dhe institucionet lokale. Tema e këtij takimi ishte vaksinimi i fëmijëve me vaksinën e rregullt si dhe vaksinimi me vaksinat anti-covid me fokus të vecantë te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Diskutimi u hap fillimisht duke e vënë theksin tek sfida kryesore e cila është përqindja e ulët e vaksinimit të komuniteteve jo shumicë. Përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë i cili ishte prezentë në këtë tryezë bëri të ditura shifrat.
Dafina Kazazi udhëheqësja e sektorit të shëndetësisë në komunën e Gjakovës tha se shifra të sakta të vaksinimit të komuniteteve rom, askali dhe egjiptian nuk kemi pasi në qendra të vaksinimit, në dokumentet e regjistrimit pas vaksinimit nuk specifikohet përkatësia etnike.
Kryeinfermierja Makfirete Berisha tha se interesimi ka qenë i madh për vaksinim në Brekoc dhe lagjen “Ali Ibra” gjatë kësaj jave,kur ka ndodhur edhe vaksinimi me ekipe mobile, gjithashtu ajo tregoi edhe për ftesat që i’u dërgohen komuniteteve jo shumicë për vaksinim.
Drejtori i organizatës Berat Thaqi tha se gjatë këtij aksioni një javor me ekipe të mjekëve dhe infermierëve në teren kemi parë se prezenca e stafit mjekësor ishte domosdoshmëri dhe se ka pasur ndikim të madh te komuniteti, teksa shpalosi edhe aktivitetet e mbajtura gjatë kësaj jave.
Gjatë këtij diskutimi u përmendën sfidat kryesore të komuniteteve jo shumicë, njëra ndër to ishte që përkatësia etnike e cila sipas përfaqësuesve të komuniteteve shpesh plotësohet jo saktë duhet të adresohet edhe në instanca më të larta, në mënyrë që të kemi shifra të sakta të këtij komuniteti në vendin tonë.