Në një mjedis që nuk i plotëson kushtet bazike për jetë, jeton Ehat Berisha

Në këtë mjedis që nuk i plotëson as kushtet bazike për jetë, po jeton Ehat Berisha, i cili ka më shumë se 20 vite që troket në dyert e instutucioneve për të këruar ndihmën që sipas tij nuk e ka pranuar asnjë herë.

Vëshirë të jetosh kështu, por nuk kam zgjidhje tjerët, janë fjalët që ai na tha duke na treguar më shumë rreth gjendjes në të cilën gjindet aktualisht:

Rryma, uji, e ngrohtësia janë vetëm disa nga shumë gjëra që atij i mungojnë, vështirësi këto që sipas tij kanë ndikuar që fëmijët e tij për më shumë që 3 vite, të mos jetojnë me të.

Ndihma sociale që Ehati merr është burimi i vetëm i të ardhurave që ai ka, shumë kjo që nuk I mjafton për shkak të nevojave jetësore, e shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Me shpresën që kjo gjendje e tij do të trokasë në ndërgjegjjen e njerëzve bamirës, Ehati na përshëndeti, duke uruar që vizita jonë e radhës tek ai ta gjejë atë në kushte më të mira për jetë.

Read Previous

Moti gjatë 3 ditëve në Gjakovë

Read Next

Zbulohen objektet 8500-vjeçare