Në këto orë mbrëmjes në qendrën më të madhe të votimit 0202X, apo në shkollën Yll Morina është vërejtur një numër më i shtuar i qyetatrëve të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës. Sipas të dhënave nga menaxheri i qendrës, Berat Bejtullahu 3750 qyetarë kanë votuar deri në orën 15:00. Ata qytetarë që i hasëm këtu u shprehën se presin ndryshim rrënjësor.
Në këtë qendër janë 18 vendvotime dhe të drejtë vote kanë 15 mijë e 15 persona. Gjatë ditës procesi zgjedhor ka qenë i qetë, pa ndonjë incident.