Ekipi i televizionit Syri ka vizituar qendrën e votimit 0212C në fshatin Rogovë të Hasit për të parë nga afër se si ka shkuar procesi zgjedhor. Sipas menaxherit të kësaj qendre këtu të drejtë vote kishin 4532 qytetarë, ndërsa deri në orën 15 kanë dal për të votuar vetëm 589 qytetarë.
Në këtë qendër gjithësej janë 6 vendvotime dhe deri në orët e pasditës nuk është raportuar për ndonjë incident.