Është mbajtur mbrëmë koncerti i Orkestrës së Muzikës “Prenk Jakova” në bashkëpunim me Johannes Fleischmann dhe Momoko Aritomi. Numër i madh i adhuruesve të muzikës klasike ndoqën nga afër veprat e interpretuara mjeshtërisht nga instrumentistët e të dirigjuara nga profesorët Kastriot Sada e Pëllumb Vula.
Për ideatorin e këtij koncerti Johanes Fleishman të qenurit në Gjakovë ka qenë kënaqësi e madhe.
Nxënësit e profesorët u shprehën tejet të lumtur më këtë bashkëpunim të rëndësishëm.
Koncerti Evropa na bashkon pritet të shfaqet në Vienë me datë 9 maj.