Në Tiranë do të zhvillohet takimi i 18-të i Stabilizim-Asocimit

Të martën e 29 tetorit do të nisë në Tiranë një takim dyditor (i 18-ti në radhë) i Stabilizim-Asocimit mes parlamentit shqiptar dhe atij evropian.

Në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkë-drejtohet nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian.

Gjatë dy ditëve të takimit të dyja delegacionet do të diskutojnë dhe ndajnë mendime mbi tema si: sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit; liria e medias dhe zgjedhjet; zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe strukturave të tjera të përbashkëta (të komitetit dhe nënkomisioneve).

Këshilli i Stabilizim Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që lind në zbatimin e saj.

Gjithashtu, dialogu politik në nivel parlamentar ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, e cila parashikon ngritjen e një Komiteti Parlamentar të Stabilizim-Asociimit të përbërë nga deputetë të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Shqipërisë./Albanianpost.com

Read Previous

Disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgjinë

Read Next

#Gjallnohu, e ftuar: Sihana Bejtullahu