Në vikend qytetarët imunizohen vetëm me dozën e dytë të vaksinës anti-covid

Në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovē procesi i vaksinimit është duke vazhduar normalisht. Gjatë vikendit qytetarët janë duke u vaksinuar vetëm me dozën e dytë të vaksinave pa përjashtime pasi sistemi nuk lejon të ketë ndryshime.

Gjatë ditës së sotme është vërejtur fluks më i vogël i të interesuarëve na thanë nga kjo qendër.

 Rreth 3000 persona janë vaksinuar brenda javës në qendrën “Fehmi Agani”.
Këtu na informuan se gazetarët dhe kameramanët e komunës së Gjakovës bëjnë pjesë tek kategoritë prioritare dhe mjafton të aplikojnë në e- kosova për të vazhduar me procedurën e vaksinimit. Theksojmë se në tërë Kosovën brenda 24 orëve janë vaksinuar 11.900 persona ndërsa me dozën e dytë 48.437 njerëz. Sot janë realizuar 1.859 testime nga ku rezultojnë 3 raste pozitive me Covid 19, 9 të shëruar, dhe asnjë rast i vdekjes. Ndërsa në total janë 166 raste aktive me virusin Covid-19. Kujtojmë që sot Ministria e Shëndetsisë në Kosovë ka bërë të ditur se janë pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga Norvegjia. Këto doza do të shpërndahen sipas nevojës në qendrat e vaksinimit në tërë Kosovën.

Read Previous

Zjarri përfshin disa varreza në Gjakovë

Read Next

PDK-ja del me deklaratë 23 pikëshe pas zgjedhjes së Memli Krasniqit kryetar