Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, ka thënë se pas nënshkrimit të kontratës ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, nevojitet zbatim i qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme.
Rode ka deklaruar përmes rrjetit social “X” se nënshkrimi i kontratës është një lajm i mirë.
“Lajm vërtet i mirë. Tani na duhet një zbatim i qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme”, tha Rode.
Paraprakisht, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se nënshkrimi i kontratës është “një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. /GazetaSinjali/