Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë nënshkruat të premten marrëveshje të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.

“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë. /KOHA.net/

Read Previous

Komisioni Evropian propozon që të rikthehen vizat për Gjeorgjinë

Read Next

Ursula von der Leyen dhe Giorgia Meloni takim në Bruksel